Loading…

Ilir Shaqiri habit me fjalët që thotë për Donaldin pas finales së BBV

  • 21/02/2022 | 23:50

Ilir Shaqiri habit me fjalët që thotë për Donaldin pas finales së BBV

Ilir Shaqiri ka dhënë intervistën e tij të parë pas fitores së BBV.


Balerini shqiptar ka treguar për herë të parë edhe arsyet e rivalitetit me Donaldin, i cili doli i dyti në finalen e Big Brother Vip.

“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime. Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim. Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri.

Kujtojmë se Iliri dhe Donaldi gjatë këtyre muajve të qëndrimit në BBV ishin banorët që kishin më së shumti debate e mospajtime me njëri-tjetrin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë