Këngëtari dhe autori i shumë këngëve, Ilir Shaqiri, sot po feston ditëlindjen.
Këngëtari ka pranuar urime të shumta, por një urim me fjalët më të mira pranoi edhe nga djali i tij, Korabi.
“Urime ditëlindjen njeriut që i dha flamurit valë! Urime bab edhe 100!”, ka shkruar Korabi.
Ilir Shaqiri, ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.
Këngët e tij më të njohura janë: Fjalët e qiririt, Sërish vjen marsi, Lulja e Koshares, Zemra e Kumanovës, Pavarësia, Moj e lindura në Kosovë, Princeshë e Dukagjinit, Dridhe Shkup e Shkodër, Komandant, Ushtar Kavaja, Jam Evropë, e shumë të tjera.