Loading…

Ilir Meta e quan Kosovën ‘vend fqinj’

  • 12/04/2017 | 12:26

Ilir Meta e quan Kosovën ‘vend fqinj’

Para pak çastesh, ministri Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimeve të fundit në rajon. Ky takim u realizua në kuadër te vizitës zyrtare të ministrit Hoxhaj.


Por, çka vlen të theksohet, është se gjatë tregimit të përkushtimit ndaj Kosovës, Meta e ka quajtur ‘vend fqinj’.

“Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj të gjithanshëm në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe në shërbim të konsolidimit të perspektivës euro-atlantike të vendit fqinj”, ka thënë ai.

auto_rg9c91391491990932

Më tej, Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy Kuvendeve dhe theksoi se organi që ai drejton mbështet punën e përbashkët të dy Qeverive respektive në funksion të përmirësimit të cilësisë së partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe në veçanti të Kryetarit të Kuvendit ndaj rritjes së përfaqësimit të Kosovës në platformat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në forumet ndër parlamentare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë