Loading…

Ilir Dugolli reagon për herë të parë pas emërimit të tij si ambasador i Kosovës në SHBA

  • 30/11/2021 | 22:40

Ilir Dugolli reagon për herë të parë pas emërimit të tij si ambasador i Kosovës në SHBA

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, emër ky edhe që u konfirmua nga MPJ, ka reaguar për herë të parë pas emërimit, shkruan Gazeta Metro.


Ilir Dugolli, emri i të cilit u konfirmua nga MPJ për ambasador të Kosovës në SHBA ka reaguar për herë të parë për pozitën që do ta marrë.

Ai ka falënderuar ish-kolegët e tij, përfshirë Vlora Çitakun.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ndihet i përulur dhe i nderuar që i është besuar një pozitë e tillë.

“Faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira! Jam i përulur dhe i nderuar që më është besuar një përgjegjësi kaq e veçantë e kryer ndër vite nga kolegë të nderuar Avni Spahiu, Akan Ismaili, Vlora Çitaku”, ka shkruar ai.

Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.

Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.

Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë