Loading…

Ilir Deda: Ja pse Thaçi nuk mund të udhëheqë dialogun me Serbinë

  • 09/05/2018 | 23:24

Ilir Deda: Ja pse Thaçi nuk mund të udhëheqë dialogun me Serbinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk mund të udhëheqë bisedimet me Serbinë, sepse për këtë punë një herë Kuvendi e ka mandatuar qeverinë me 2/3 e votave, dhe po aq duhet marrë edhe presidenti.


Ai ka bërë thirrje partive politike në vend të ndërtojnë platformën për bisedime ndërsa tha se Thaçi nuk mund të drejtojë bisedimet sepse për këtë duhet të marrë 2/3 e votatve të deputetëve.

“Qeveria e ka marrë mandatin me 2/3’at e votave, edhe Thaçi duhet të marrë kaq vota, dhe ne e dimë se nuk mund të arrijë këtë”, ka thënë Deda n T7.

Ai vlerësoi se Thaçi për të udhëhequr këtë mision nuk u jep siguri as partive politike e as qytetarëve të Kosovë.

Deda u shpreh optimist se mund të ndërtohet një platformë për bisedime me Serbinë, kurse mundësinë e një zjgjidhje që do të qonte në ndarjen e veriut e cilësoi si dështim të shtetit të Kosovës, që në atë rast do të mbetej ujin e liqenit të Gazivodës. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë