Loading…

IKSHPK thirrje urgjent qytetarëve, pas rritjes së rasteve me virus

  • 02/07/2022 | 12:38

IKSHPK thirrje urgjent qytetarëve, pas rritjes së rasteve me virus

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik (IKSHPK), me një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se po rritet numri i rasteve me infektime me COVID19, njëkohësisht ky institut i bën thirrje qytetarëve të bartin maskën dhe të vaksinohen, shkruan Gazeta Metro.


Kjo thirrje e këtij instituti u bë pasi që ditëve të fundit janë rritur rastet e infektimeve me COVID19.

Gjithashtu në njoftimin e tyre u kërkohet qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse si dhe të vazhdojnë me vaksinim.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19./gazetametro.net 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë