Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditura të dhënat e 24 orëve të fundit me COVID-19 nëpërmjet raportit të përditshëm, shkruan Gazeta Metro.
Sot në Kosovë janë shënuar vetëm 5 raste pozitive nga 2007 mostra të testuara për COVID-19 dhe ky është numri më i ulët i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë.
Lajm i mirë është fakti se edhe sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjithashtu, për 24 orë janë shëruar edhe 184 pacientë dhe numri i rasteve aktive ka rënë në 2,201.
Ky është raporti i plotë i iKSHPK-së:
ASNJË RAST I VDEKJES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.
Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!. /gazetametro.net