Loading…

IKSHPK nuk kryen teste për virus sot, këto janë arsyet

  • 02/12/2021 | 12:31

IKSHPK nuk kryen teste për virus sot, këto janë arsyet

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), nuk ka kryer sot teste për virusin korona, pasi që edhe ata i janë bashkuar grevës 8 orësh, shkruan Gazeta Metro.


Punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë hyrë sot në grevë 8-orëshe.

Grevës i janë bashkangjitur edhe punëtorët e IKSHPK’së.

Për shkak të grevës, në këtë institut sot nuk janë kryer teste për COVID-19 dhe shërbime të tjera.

Punëtorët e IKSHPK-së kanë hyrë në grevë edhe gjatë javës së kaluar, ku të enjtën nuk ishte publikuar me kohë as raporti i tyre për rastet e reja me COVID.

Ndërsa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria, e nuk janë ftuar të diskutojnë për Ligjin e Pagave, sot do të hyjnë në grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë