Loading…

Igli Tare konfirmon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit

  • 28/09/2020 | 20:28

Igli Tare konfirmon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për mesfushorin belg, Andreas Pereira, i cili është pjesë e ‘Djajëve të Kuq’ që nga grupmoshat U18 dhe më 2015 bëri debutimin me skuadrën e parë.

(Andreas Pereira / Manchester United).

Mirëpo, 24 vjeçari nga tash e tutje karrierën e tij do e vazhdojë në Serie A të Italisë, konkretisht te skuadra e Lazios. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Igli Tare.

“Pereira do të arrijë në dy apo tri ditët e ardhshme” – ka thënë Tare për ‘TMW’. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga kjo marrëveshje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë