Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë eliminuar kryeterroristin Yousef Ayesh Awad Ramadan, një zëvendëskomandant i një qelize terroriste të Hamas Nukhba, transmeton Gazeta Metro.
Sipas njoftimit të IDF thuhet se terroristi, Ramadan ka qenë i përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023, ku thuhet se ka hyrë në territorin izraelit dhe ka marrë pjesë në rrëmbimin e disa pengjeve nga strehimorja pranë Re’im Junction.
Ndër personat e përmendur nga IDF, janë Hersh Goldberg-Polin, Eliya Cohen, Alon Ohel dhe Or Levy.
Në njoftim gjithashtu thuhet se ai ka qenë i përfshirë në planifikimin e sulmeve kundër ushtarëve të IDF-së dhe civilëve izraelitë gjatë operacioneve në Rripin e Gazës./gazetametro.net
🔴ELIMINATED: Yousef Ayesh Awad Ramadan, a deputy commander of a Hamas Nukhba terrorist cell.
Ramadan infiltrated Israeli territory & took part in the abduction of Hersh Goldberg-Polin, Eliya Cohen, Alon Ohel & Or Levy from the bomb shelter at the Re’im Junction during the… pic.twitter.com/P3HITFJWBA
— Israel Defense Forces (@IDF) June 2, 2026