Loading…

Identifikohet viktima nga aksidenti i sotëm në Prishtinë

  • 06/09/2017 | 15:22

Identifikohet viktima nga aksidenti i sotëm në Prishtinë

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar aksidentin që ndodhi në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamion) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e mjekësisë familjare nr. IV.”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit, M. J mashkull 39 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor  dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit edhe automjeti është konfiskuar nga ana e policisë.

Trupi i viktimës M. L mashkull, 60 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë