Loading…

Identifikohet sulmuesi që e theri 15 herë shkrimtarin Salman Rushdie

  • 12/08/2022 | 23:50

Identifikohet sulmuesi që e theri 15 herë shkrimtarin Salman Rushdie

Sot në New York u ther shkrimtari i famshëm në skenë nga një sulmues para se të niste një ligjëratë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve The Associated Press, autori Salman Rushdie u sulmua në skenë nga një person me thikë që e ka goditur disa herë para se ta ndalnin.

Më vonë u mor vesh se sulmuesi ishte Hadi Matar, 24 vjeç, një simpatizant i regjimit aktual në Iran, sipas autoriteteve në New York.


Shkrimtari i njohur ishte kërcënuar me vdekje nga regjimi fanatik islamik i Iranit para 33 vitesh kur ishte botuar libri i tij Vargjet Satanike.

Lideri iranian madje kishte lëshuar një fetfa ku e dënonte me vdekje atë për librin dhe shpërblente atë që e vriste me  milion dollarë.

Ky veprim terrorist i Iranit ishte dënuar nga bota demokratike dhe Rushdie u mbrojt nga autoritetet për një kohë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë