Loading…

Identifikohen dëshmitarët që e lanë të moshuarin të vdiste (Video)

  • 02/07/2017 | 13:31

Identifikohen dëshmitarët që e lanë të moshuarin të vdiste (Video)

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person i të 60’tave u alivanos në rrugë e më pas dhe ndërroi jetë.

Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar.

Duke qenë se mosdhënia e ndihmës së parë konsiderohet vepër penale, ata në deklarimet e tyre para policisë kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente, transmeton Klan Kosova.

Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, ku dhe nga ta, më tutje do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.

Nga pamjet e kamerave të një lokali, shihet burri tek ka zbritur nga një motokultivator dhe pak metra më larg është alivanosur.

Më pas sipas policisë, ai edhe ka vdekur.

Në videon tre minutshe të gjithë kalimtarët, si ata në këmbë, ashtu edhe ata me automjete refuzojnë të ndalen që ta ndihmojnë të moshuarin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë