Loading…

Ideja e Thaçit për ushtri, sëmundje për bajraktarizëm

  • 30/03/2017 | 21:36

Ideja e Thaçit për ushtri, sëmundje për bajraktarizëm

Sëmundje e quan iniciativën e presidentit Thaçi për inicimin e Projektligjit për formimin e ushtrisë, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Sëmundje për ta marrë bajrakun”, thotë Limaj. Ai në Rubikon të KTV-së madje e quan këtë “sëmundje të pashërueshme të presidentit Thaçi”.

“Flakaresh më të madhe institucionale s’ka”, thotë Limaj.

Sipas Limajt, Thaçi do të duhej ta bisedonte me kryeministrin e kryetarin e Kuvendit në vend se ta bisedonte fillimisht me palën serbe.

Limaj vlerëson se njëri do të duhej të jepte dorëheqje, kjo sepse e konsideron si atak institucional.

“Po të ndodhte kjo në një vend tjetër, po të ndodhte në Kroaci që presidenti i vendit ta thërriste fillimisht kryeministrin në Serbi, imagjinoni se çfarë do të ndodhte”, ka thënë Limaj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë