Loading…

Ideja e Qosjes për ndarje të Kosovës, budallallëk me brinj

  • 19/01/2017 | 23:33

Ideja e Qosjes për ndarje të Kosovës, budallallëk me brinj

Pas deklaratave të akademikut Rexhep Qosja për ndarje të Kosovës, ka reaguar zëshëm opiniosti Nexhmedin Spahiu. Sipas tij, kërkesa e Qosjes për një ndarje të Kosovës është, siç e ka quajtur ai, budallallëk me brinj.


Sipas Spahiut, Kosova pa veriun e saj nuk mund të funksonojë si shtet.
“Kërkesa e Qosjes për ndarje të Kosovës, është një budallallëk me brinj. Kosova pa veriun e saj nuk mund të funksionojë si shtet”, ka thënë ai.

Po ashtu, analisti që përkrah idenë e kombit kosovar, ka thënë se Qosja ka pasur një karrierë të dështuar e të bazuar në inate.
Në çështjet politike, Qosja ka dështuar. Ai gjithe karrierën e tij politike e ka të karakterizuar me inate ndaj personaliteteve të caktuara të politikës shqiptare”, ka thënë Spahiu.

Ndërkaq, ai nuk ka lënë pa komentuar edhe Akademinë e Shkencave të Kosovës, pjesë e të cilës është Rexhep Qosja, duke thënë se ajo nuk është Akademi e shkencës, por një institucion pensionistësh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë