Mëngjesin e sotëm u raportua se nobelisku i pavarësisë, NEWBORN, po largohet nga vendi ku po qëndronte që nga dita e pavarësisë.
Por për këtë ka dhënë detaje vetë Fisnik Ismaili, i cili kishte qenë edhe ideatori e më pas udhëheqës i projekteve që ia ndryshonin pamjen NEËBORN’it, shkruan gazetametro.net.
Siç thotë ai, NEWBORN po dërgohet për t’iu larguar ngjyrat dhe pastruar.
‘NEEBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë’, ka thënë ai.
Ndërkohë, vetë Ismaili ka bërë të ditur që NEËBORN do të kthehet një ditë para 10 vjetorit të pavarësisë, siç thotë ai, edhe më i bukur siç është traditë./gazetametro.net