Loading…

Ibrahimovic vendos për të ardhmen, mësohet nëse do të vazhdojë kontratën me Milanin

  • 05/07/2022 | 23:28

Ibrahimovic vendos për të ardhmen, mësohet nëse do të vazhdojë kontratën me Milanin

Një ndër sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, Zlatan Ibrahimovic, besohet se ka vendosur të vazhdojë kontratën me ‘Rossonerët’ deri në qershor të 2023, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton mediumi i famshëm, Sky Sports, marrëveshja mes klubit dhe futbollistit është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare ditët në vijim.

Ibrahimovic kishte pësuar një lëndim në gju gjatë sezonit të kaluar dhe rikuperimi i tij pritet të zgjasë gjashtë (6) deri në shtatë (7) muaj, por ai ka pranuar edhe pagë më të ulët vetëm të qëndrojë në ‘San Siro’.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të mëdha europiane stinorin e kaluar kishte realizuar tetë gola në 28 paraqitje, derisa kishte regjistruar edhe tre asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë