Loading…

Ibrahimovic: ‘Kam luajtur 6 muaj i lënduar, por doja Scudetton, e premtova’

  • 26/05/2022 | 13:09

Ibrahimovic: ‘Kam luajtur 6 muaj i lënduar, por doja Scudetton, e premtova’

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka treguar për vuajtjet që ai përjetoi në 6 muajt e fundit, me lëndimin që kishte në gjurin e tij të majtë.


Edhe pse Ibrahimoviq e kishte mundësinë të operohej, ai tha se nuk pranoi pasi kishte vetëm një objektiv.

“Në mendjen time kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët dhe trajnerin tim kampionë të Italisë, sepse ua premtova”, ka shkruar Ibrahimoviq.

Ibrahimovic tregoi se për gjashtë muajt e fundit ka luajtur pa ACL (Ligamenti i kryqëzuar anterior), në gjurin e tij të majtë.

“Gju i fryrë për gjashtë muaj. Unë kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit. Mora më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj. Pastrova gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi flija për gjashtë muaj për shkak të dhimbjes. Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës. Bëra diçka të pamundur në diçka të mundshme. Në mendjen time kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët dhe trajnerët e mi kampionë të Italisë, sepse u premtova”, tha Ibrahimoviq në mesazhin e tij prekës.

Pas shpalljes kampion, Ibrahimoviq u operua, teksa klubi tha se operimi është kryer me sukses. Sot u raportua se Ibrahimoviq nuk do të mund të luaj për tetë muajt e ardhshëm.

“Sot kam një ACL të ri dhe një tjetër trofe”, përfundoi 40 vjeçari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë