Loading…

iBeat, pajisja që mund t’ju shpëtojë jetën

  • 02/11/2016 | 11:15

iBeat, pajisja që mund t’ju shpëtojë jetën

A mundet një orë e zgjuar të jetë çelësi për të shpëtuar jetën tuaj në rast të një ataku të papritur kardiak? Kur e mendon të duket absurde se si një orë inteligjente mund ta bëjë këtë gjë por tashmë është e mundur nëse keni monitoruesin iBeat.

iBeat është një orë e cila lidhet mjaft thjeshtë me telefonin tuaj dhe ju mundëson të monitoroni rrahjet e zemrës. Kjo orë e zgjuar mund t’ju shpëtojë jetën pasi ajo është e aftë për të mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm rrahjet e zemrës suaj.

iBeat ju tregon kur zemra juaj papritur fillon ngadalëson ose ndalon. Nëse iBeat, zbulon menjëherë shenjat e arrestit kardiak apo një ndërprerje te papritur të zemrës ajo do të lëshojë një alarm dhe ju pyet nëse jeni mirë.

Ajo shfaq dy opsione të cilat janë “Jam mirë” dhe “Nuk jam mirë”. Nëse ju zgjidhni opsionin “Jo nuk jam mirë” ose nuk reagoni pas 5 sekondash, iBeat do të lajmërojnë familjarët e tuaj dhe emergjencën duke i dërguar atyre një mesazh.

Pajisja gjithashtu është e pajisur me një pajisje GPS në mënyrë që famijlarët të marrin një hartë të vendndodhjes tuaj dhe të vënë re nëse jeni duke lëvizur apo jo.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë