Loading…

Ia preu qafën burrit me sëpatë, shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës në Prishtinë

  • 17/12/2019 | 16:42

Ia preu qafën burrit me sëpatë, shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës në Prishtinë

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarës me inicialet S.Z-S. për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


E akuzuara për veprën e rëndë ndaj bashkëshortit të saj, e cila e ka goditur atë me sëpatë të paktën 11 herë në qafë, është shpallur fajtore dhe është dënuar me burgim prej 25 vjetësh, që nga paraburgimi i saj më datë 5 tetor 2018.

S.Z-S akuzohet nga Prokuroria se më datën 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me sëpatë të paktën 11 herë në qafë, e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës.

Të akuzuarës i vazhdohet paraburgimi me aktvendim të veçantë, derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë