Loading…

Ia ‘përqeshin buzët’, Dafina Zeqiri ka një përgjigje epike për ‘bullistët’

  • 29/06/2022 | 08:04

Ia ‘përqeshin buzët’, Dafina Zeqiri ka një përgjigje epike për ‘bullistët’

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqirit i kanë mbaruar nervat dhe ka pasur fjalë të ashpra për disa fansa të saj.


Gjatë ditës së djeshme ajo kishte postuar disa foto pa grim por që në pah dukeshin buzët e saj të fryra, më shumë së zakonisht, e  kjo ka bërë që fansat e saj të vinë me komente të ndryshme, kryesisht kritikuese për të.

“Gjatë ditës së djeshme përdora një filtër që i bënte buzët e mija të duken shumë më të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese”, ka shkruar Dafina.

Në fund ajo ka pasur një porosi për këto vajza, “Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo mbushës, ejani të flisni me mua”, tha ajo në një postim në InstaStory.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë