Loading…

Ia ndërrojnë shkollën mësueses me shami (Video)

  • 21/11/2016 | 23:41

Ia ndërrojnë shkollën mësueses me shami (Video)

Nxënësit e shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, u janë rikthyer përsëri bankave shkollore, pas një jave të bojkotimit të procesit mësimor.

Kjo ndodhi pasi, pa ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit, autoritetet komunale në Malishevë kanë marrë vendim që mësuesja e Matematikës, Fatmire Bujupi, ndaj së cilës ishin ankuar prindërit për shkak të mbulesës, të transferohet në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomiko-Juridike “Lasgush Poradeci” në Malishevë.

“Procesi edukativo-arsimor ka filluar dhe gjithçka është në rregull. Zgjidhja është bërë nga Drejtoria e Komunës së Malishevës për arsim, duke e transferuar në një shkollë tjetër”, ka thënë drejtoresha e shkollës Bukurie Krasniqi, për Tribuna Channel.

Sipas saj, të gjitha orët e humbura të Matematikës do të zëvendësohen në ditët e fundjavës.

Komuna e Malishevës ka thënë se transferimi është bërë në bashkëpunim mes dy shkollave dhe ky ka qenë një vendim i nevojshëm.

Kërkesa e prindërve të nxënësve në shkollën fillore në Drenoc, kishte ngjallur reagime të mëdha në të gjithë Kosovën, duke rihapur edhe njëherë temën e shamisë në shkollat e Kosovës. Edhe Ipeshkvia e Kosovës kishte dalë në mbrojtje të mësuese Bujupi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë