Loading…

Ia murr jetën në mënyrë të tmerrshme 8 vjeçarit, ia çfarë dënimi po kërkohet për autorin

  • 18/11/2021 | 16:21

Ia murr jetën në mënyrë të tmerrshme 8 vjeçarit, ia çfarë dënimi po kërkohet për autorin

Familja e 8-vjeçarit të vrarë në Fier, Mateo Vasiu po kërkon dënim me varje për autorin e vrasjes Klodian Çalamani.


Familjarët e viktimës kanë nisur edhe nënshkrimin e një peticioni, përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur edhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit, raporton Top Channel, transmeton KosovaPress.

Familjarët e të miturit janë futur me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë. Mes thirrjes “drejtësi” ata kanë kërkuar të ballafaqohen me Çalamanin, i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së rënduar.

Personat e pranishëm kërkonin që vrasësi të dënohej me varje pasi nuk mund të qëndronte në burg dhe të ushqehej me taksat e tyre.

“Kërkoj varjen në mes të Fierit sot, ma sillni këtu,” tha nëna e djalit të vrarë, ndërsa të tjerë u shprehën se dënimi me burg nuk do ta linte të prehej në paqe 8-vjeçarin.

Lamtumira e fundit 8-vjeçarit Mateo Vasiut i është dhënë të mërkurën.

Lidhur me rastin e vrasjes së tij ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai ka kërkuar që të jepet dënimi maksimal ndaj barbarit Çalamani.

Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje prej gati 3 dekadash. Ishte viti 1992 pikërisht në Fier, kur u ekzekutua për herë të fundit një varje në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë