Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, reagoi me ironi ndaj rezultatit të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke iu referuar deklaratave të bëra gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Gazeta Metro.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të bazuara në 99.96 për qind të votave të numëruara, LVV ka siguruar 42.95 për qind të mbështetjes elektorale.
Gjatë fushatës, drejtues të kësaj partie, përfshirë kryetarin Albin Kurti, kishin shprehur bindjen se do të arrinin deri në 60 për qind të votave.
Duke iu referuar një prej deklaratave të Kurtit për “kafen më të gjatë se 51-she”, Musliu publikoi një koment ironik në Facebook.
“Po flitet që Albini e ka largu prej pune atë kamarierin që ia kërkojke 70-she, se ia kish ngatërru hesapin e ia kish ba 40-she”, shkroi Musliu./gazetametro.net