Policia Polake në një fotografi të publikuar së fundi ka ngatërruar emrin e Hysni Gucatit me atë të Jakup Krasniqi, në disa pamje që shihen nga arrestimi i tij në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Tëitter, polica polake lavdërohet me punën e Njësisë Speciale.
Në postimin e tyre, ata thonë se e kanë arrestuar Jakup Krasniqin si akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por që në fotografi është Hysni Gucati.
“I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Jakup Krasniqi, i ndaluar nga policët polakë nga Njësia Speciale e Policisë Polake në Kosovë.”, thuhet në këtë postim, raporton Gazeta Metro.
Oskarżony o zbrodnie wojenne i zbrodnie przeciwko ludzkości Jakup Krasniqi zatrzymany przez polskich policjantów z Jednostki Specjalnej Polskiej Policji w Kosowie.
Więcej👉 https://t.co/Wk5l5ViP2S pic.twitter.com/yYM4JqCiuZ— Polska Policja 🇵🇱 (@PolskaPolicja) November 18, 2020
Ndryshe, krerët e OVL të UÇK’së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë arrestuar javë më parë nga policia e EULEX’it.
Ata janë dërguar në Hagë ku po qëndrojnë në paraburgim dhe dyshohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës./gazetametro.net