Një person është arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Vushtrri pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, e cila është raportuar me datën 23 Nëntor.
Në një njoftimin nga Policia e Kosovës, thuhet se i dyshuari, një taksisti i ka grabitur 6 euro dhe një telefon Galaxy S4 nën kërcënimin e armës.
“I dyshimti kishte kërkuar nga viktima që me ‘Taxi’ ta dërgonte deri në fsh. Galicë- Vushtrri, dhe gjatë rrugës, afër fshatit Kollë, i dyshuari nën kërcenim të armës, i kërkon të gjitha parat dhe telefonin, ku në këtë rast, viktimës nga i dyshimti në fjale i grabiten 6 euro dhe telefoni Galaxy S4”, thuhet në njoftim.
Policia gjatë hetimit të rastit ka arritur të identifikoj viktimin dhe si provë matraile është konfiskuar telefoni Galaxy S4, në një mobil shop, të cilin e ka shitur i dyshuari.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit F.SH., 27 vjeçar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është inicuar rasti ’Grabitje’ kurse ndaj blerësit të telefonit, hapet rasti ‘pranim i mallrave të vjedhura”, njofton policia./gazetametro.net/