Loading…

I zuri frymën dhe i mbuloi kokën me qese plastike, detajet e vrasjes së tmerrshme të grekes nga shqiptari

  • 25/06/2022 | 18:50

I zuri frymën dhe i mbuloi kokën me qese plastike, detajet e vrasjes së tmerrshme të grekes nga shqiptari

Gjykata e Kukësit vendosi të lirojë këtë të shtunë nga burgu shqiptarin Burim Duraku, i cili akuzohet për vrasjen e një shtetaseje greke.Burim Duraku u arrestua në Kukës më datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke.


Sipas burimeve të Anila Hoxhës që i konfirmuan këtë vendim të gjykatës, Duraku dyshohet se vrau në Greqi në maj të vitit 2010 shtetasen, Artemis Vasilopou.

Ngjarja sipas autoriteteve vendase ndodhi në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, ku Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke.Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda.

Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen.Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara viktimës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë