Loading…

I zhdukur qe një javë, vazhdon kërkimi i qytetarit nga Kaçaniku

  • 13/06/2021 | 11:38

I zhdukur qe një javë, vazhdon kërkimi i qytetarit nga Kaçaniku

Edhe sot, vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut , Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13.03.1978. I njëjti me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.


Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mengjes kërkimin e tij .

Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192) . /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë