Loading…

I vjen dita burrit të presidentes Vjosa Osmani, merr udhëheqjen e Ambasadës në Shkup

  • 08/06/2021 | 23:01

I vjen dita burrit të presidentes Vjosa Osmani, merr udhëheqjen e Ambasadës në Shkup

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka konfirmuar vetë Prindon Sadriu.


Me largimin e Gjergj Dedajt nga kjo ambasadë, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit me punë është bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, shkruan Demokracia.com.

Përmes rrjetit social në “Twitter”, Prindon Sadriu e konfirmon se po qëndron në këtë pozitë, derisa as presidentja dhe as ai asnjëherë nuk janë përgjigjur për këtë vendim.

Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë