Loading…

Imami Zeqirja Qazimi vërtetohet si terrorist

  • 25/11/2016 | 17:24

Imami Zeqirja Qazimi vërtetohet si terrorist

Zeqirja Qazimit dhe të dënuarve bashkë me të për vepra që lidhen me terrorizmin u janë vërtetuar dënimet nga Gjykata e Apelit.

Sipas komunikatës, për media,  Apeli refuzoi ankesat e prokurorisë dhe mbrojtjes për të dënuarit Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

“Apeli vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj të datës 20.05.2016, sipas të cilit këta shtatë persona u dënuan për rekrutim për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik”, transmeton gazetametro.

Zeqirja Qazimi, Imam në xhaminë ‘El-Kudus’ u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte dënuar me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba ishte dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet, transmeton Gazeta Metro.

Ilir Berisha, Liridon Kabashi e Burim Ballazhi gjatë gjykimit kishin pranuan fajësinë.

Komunikata e Apelit sqaron se gjeti që pretendimet e prokurorisë për dënime të buta dhe ato të mbrojtjes për dënime të ashpra, janë të pabazuara.

“Nga gjykata e shkallës së parë realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, po ashtu edhe roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtorë”, thuhet në komunikatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë