Loading…

I vë flakën vetes, 63-vjeçari: Nuk kemi bukë të hamë

  • 06/04/2019 | 18:49

I vë flakën vetes, 63-vjeçari: Nuk kemi bukë të hamë

Një 63-vjeçar nga Berati ka tentuar të vetëvritet përshkak të varfërisë, transmeton Gazeta Metro.


Ai së pari është lyer me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepias”, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë duke e transportuar me urgjencë në spital.

63-vjeçari, Xhevair Gjozi ka thënë nga spitali për “Neës 24” se nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë, megjithatë dyshohet se ai ka edhe probleme të tjera.

Gjozi është i sëmurë dhe i paaftë për punë, ndërsa prej shumë vitesh nuk merr as pension dhe as kemp. Bashkëshortja e tij, Zhaneta Gjozi bën apel për ndihmë, pasi dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike.

Ndërkohë, mjekët e spitalit të Beratit thonë se Xhevair Gjozi ka pësuar djegie të shkallës së dytë, por është jashtë rrezikut për jetën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë