Loading…

I vdiq foshnja ene pa lind: Chrissy Teigen e gatshme të bëhet nënë përsëri

  • 21/02/2022 | 12:37

I vdiq foshnja ene pa lind: Chrissy Teigen e gatshme të bëhet nënë përsëri

Modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend po përpiqen të zgjerojnë familjen e tyre.


Chrissy tregoi me anë të Instagramit, se ajo po i nënshtrohej një raundi tjetër të fekondimit in vitro, ose siç quhet ndryshe IVF, me shpresën për të ngjizur një fëmijë tjetër me bashkëshortin e saj, Legend.

“hiiii. Unë postova në lidhje me të në ‘story’-t e mia, por doja t’ju bëja të ditur se jam në një cikël tjetër IVF për të shpëtuar sa më shumë vezë që të mundem dhe shpresoj të krijoj disa embrione të forta dhe të shëndetshme. Sinqerisht nuk i kam shumë problem gjilpërat që marr…ato më bëjnë të ndihem si mjeke/kimiste”, ka shkruar Teigen, e cila gjithashtu ndau një foto të vajzës së saj, Luna, 5 vjeç dhe djalit Miles, 3, me këngëtarin e “All of Me”.
Ndërsa Teigen u tregua shumë transparente për disa nga efektet anësore që po përjeton si rezultat i trajtimeve të saj IVF, ajo gjithashtu kishte një kërkesë për fansat e saj, të cilët tha se vazhdonin ta pyesnin nëse është shtatzënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

“Të lutem me përulësi që të mos më pyesni më nëse jam shtatzënë, sepse edhe pse e di që thuhet me entuziazëm dhe qëllime të mira, është diçka e jo e kënaqshme për t’u dëgjuar sepse jam e kundërta e shtatzënisë! Por, ju lutem mos i pyesni njerëzit, nëse janë shtatzënë. Unë e thashë këtë në komente dhe më bërtitën sepse interneti është i egër, por më mirë të jem unë ajo që do ua tregoj dhe jo një grua e varfër që do t’ju shikojë në sy mes lotësh dhe kështu e mësoni në fund“, u shpreh modelja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë