Loading…

I thyehet xhami autobusit të ri në kryeqytet, reagon Shpend Ahmeti (Foto)

  • 18/02/2017 | 14:02

I thyehet xhami autobusit të ri në kryeqytet, reagon Shpend Ahmeti (Foto)

Autobusët e rinj të kompanisë “Trafiku Urban” të Komunës së Prishtinës janë lëshuar dje në qarkullim, për nder të Ditës së Pavarësisë.


30 nga 51 autobusët kanë filluar të mbajnë linjat e tyre. Por, njërit autobus, në derën e parë dikush ia ka thyer xhamin.

Ndërsa ende nuk dihet nëse xhami është thyer qëllimshëm.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj dëmtimit të autobusit të ri, një ditë pasi u vënë në funksion.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ai e ka quajtur të kotë përpjekjet e tilla për shkatërrimin e gjërave pozitive në vend.

“Kot e kanë! Prishtina po bëhet”, ka shkruar shkurt ai./gazetametro.net

16809562-10211966943438968-2140016062-n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë