Loading…

I shpërthen kapsolla në dorë, i priten tre gishtërinjtë

  • 01/01/2020 | 10:29

I shpërthen kapsolla në dorë, i priten tre gishtërinjtë

Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk ka kaluar pa incidente. Një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë.


Mësohet se si pasojë e shpërthimit, 60-vjeçarit i janë prerë tre gishtërinjtë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur.

E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd, ku djali 9-vjeçar i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë.

Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

As ne Kosovë nuk ka kaluar festimi i Vitit të Ri pa lëndime, është raportuar se janë shënuar gjashtë raste me lëndime të lehta.

Gjatë festimeve të vitit 2020, deri më tani në Qendrën Emergjente të QKUK-së, janë paraqitur gjashtë raste me lëndime të lehta.

Përgjegjësi i ndërrimit, Dr. Agron Çitaku ka thënë, se krahasuar me vitet tjera, këtë vit ka pasur më pak të lënduar.

“Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë tjera. Deri më tash ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë