Një person i ka shkruar letër ngacmuese dhe ofenduese një gruaje, por që letrën e kishte lënë në veturën e burrit të saj, shkruan Gazeta Metro.
Burri në fjalë është arrestuar, ndërsa rasti kishte ndodhur me datën 30 maj në Fushë Kosovë.
Ai i kishte shkruar letër ofenduese dhe ngacmuese një gruaje, ndërsa letrën e kishte vendosur në veturën e burrit të saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i policisë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur, bashkëshortit të viktimës femër kosovare në parafangon e veturës i kishte lënë një letër me përmbajtje ofenduese dhe ngacmuese ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /gazetametro.net