Loading…

I riu shqiptar në vetëmbrojtje ka therrur me thikë të riun maqedon

  • 06/03/2017 | 11:45

I riu shqiptar në vetëmbrojtje ka therrur me thikë të riun maqedon

Mbrëmë në Tetovë ka ndodhur një incident ndërmjet dy të rinjëve në qendër të Tetovës, afër restorantit Arbit. Të përfshirë janë dy maqedonë dhe një shqiptar.


Sipas një dëshmitari nga vendi i ngjarjes, mësohet se motivet nuk janë politike dhe se incidenti ka ndodhur pas një zënke ndërmjet dy të rinjëve për arsye të ulta, pasi njëri prej pjesëmarrësve në incidentin përgjakshëm, bashkë me vëllaun ka sulmuar të riun e përkatësisë shqiptare, i cili sipas po të njëjtit burim nga vendngjarja në vetëmbrojtje ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në stomak njërin prej vëllezërve që sulmuan të riun, shkruan Koha.mk

Mësohet se i riu i goditur me thikë është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjithçka ka filluar shkaku i një sms porosie që njëri prej të përfshirëve i ka dërguar një të afërmeje të viktimës dhe thuhet se ky ka qenë edhe shkaku i incidentit. Në vendgjarje ka arritur edhe policia dhe për momentin është duke siguruar vendin e ngjarjes bashkë me organet e hetuesisë dhe së shpejti pritet edhe zbardhja e plotë e rastit.

Për më shumë informata rreth ngjarjes klikoni këtu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë