Vedat Muriqi ka lënë sërish gjurmë për Mallorcan. Ekipi i tij fitoi 3:2 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ndërsa sulmuesi kosovar kontribuoi me dy asiste.
Muriqi asistoi në golin e dytë dhe të tretë për t’i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij, shkruan Gazeta Express.
Pas kësaj paraqitjeje, sulmuesi shtatlartë mori notën më të lartë nga të gjithë. Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.5.
Kështu, në dy ndeshjet e tij në La Liga, Muriqi ka një gol dhe dy asiste.