Loading…

I propozuari nga Qeveria në krye të Bordit të ZRRE’së, dikur akuzohej se favorizon bashkëpunëtorët e Serbisë

  • 21/07/2021 | 17:35

I propozuari nga Qeveria në krye të Bordit të ZRRE’së, dikur akuzohej se favorizon bashkëpunëtorët e Serbisë

Qeveria e Kosovës ka vazhduar të propozojë kandidatin Vehebi Sofiu, si kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Sofiu që në vitet e kaluara ishte menaxher në KEK, vite më parë është akuzuar nga Avdi Ibrahimi i cili pretendonte se ai punëson të afërmit e tij dhe favorizon bashkëpunëtorët e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në nga distanca mënyrë elektronike, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës që Astrit Saraqini të jetë kandidat për anëtarë të ZRRE.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se në vend të Vehebi Sofiu kandidati i propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE’së, është propozuar Astrit Saraqini.

Vehebi Sofiu, sipas vendimit, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues të këtij Bordi.

Në vendimin e marrë javën e kaluar, Sofiu kishte qenë i propozuar i qeverisë edhe për anëtarë të Bordit të ZRRE’së edhe për kryesues të tij.

Ndërkaq vite më parë Vehebi Sofiu, u akuzua nga Avdi Ibrahimi, përfaqësues financiar në KEK në distriktin e Prizrenit, se ai po punëson të afërmit e tij.

“Menaxherët në KEK merren me punë për t’u pasuruar dhe punësuar familjarët dhe të afërmit e tyre, e jo për të zgjidhur problemet e mirëvajtjes së punës dhe punëtorëve të KEK-ut, për konsumatorë as që e çajnë kokën fare. Ata punëtorë që nuk u shkojnë për qejfi menaxherëve në KEK, janë për çdo ditë të kërcënuar për largim nga puna, diçka e tillë po ndodh çdo ditë në KEK në distriktin në Prizren nga menaxheri Vebi Sofiu. Ai për çdo ditë largon nga puna punëtorë profesionist, por që nuk i përkasin taborit të tij dhe punëson punëtorë jo profesionist dhe të afërm të familjes dhe taborit të tij që janë të dëgjueshëm për të”, kishte shkruar ai në një letër të hapur gjatë vitit 2010.

Ibrahimi ndër tjerash në këtë letër kishte kërkuar nga institucionet që të mos lejohet që ai dhe plotë punëtorë të tjerë të KEK’ut, të largohen nga puna dhe të mbesin pa bukë.

“Mos lejoni që unë dhe plotë punëtorë të tjerë të KEK-ut, të gdhihen më frikën se kur do të mbetën pa kafshatën e bukës për vetën dhe familjet e tyre, pse këtë kafshatë goje donë t’ua marri z. Vebi Sofiu, pa të drejtë”, kishte shkruar ai në këtë letër. 

Kujtojmë se kandidat për kryesues përveç, Vehbi Sofiu, nga Qeveria është propozuar edhe Imer Fejzullahu.

Kurse për anëtar të Bordit janë propozuar këta kandidatë: Astrit Saraqini, Gani Buçaj, Arjeta Pajaziti – Qerimi dhe Lutfije Dervishi. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë