Xhirimi dramatik si duket ka regjistruar momentin kur punëtori i pastrimit shpëton foshnjën e porsalindur nga një kosh mbeturinash në kryeqytetin e Iranit, transmeton Gazeta Metro.
Videoja është përhapur dhe lëvdata të shumta po jepen për punëtorin që e gjeti dhe e shpëtoi foshnjën nga koshi i mbeturinave në Teheran ka raportuar The New York Post.
Newborn baby rescued from dumpster by garbage man in shocking video https://t.co/lj32y3kxUn pic.twitter.com/JHCgS10iGY
— New York Post (@nypost) May 25, 2022
Punëtori kishte dëgjuar tingull të frymëmarrjes së ngulfatur nga një qese plastike brenda koshit, ku pasi e hulumtoi e vërejti foshnjën e braktisur.
Ai e bart qesen dhe e vë në asfalt dhe e zbulon foshnjën nga plastika duke i mundësuar frymëmarrjen. Njerëzit përreth habiten dhe bërtasin nga tronditja.
Ai i thirri autoritet që erdhën dhe e morën të voglin që tani është në gjendje stabile.
Braktisja e fëmijëve raportohet të ketë arritur në nivele krize në Iran. Një ish drejtor i mirëqenies në ministrinë e brendshme të Iranit ka pretenduar se rreth 1000 fëmijë nën moshën 3 vjeç braktisen atje çdo vit. Por dsa aktivistë thonë se kjo shifër është shumë e ultë madje, pasi liderët islamik duan që të fshehin problemet për t’u dukur vendi më stabil./gazetametro.net