Loading…

I pastrehu në Prizren, vdiq për shkak të acarit

  • 11/01/2017 | 10:28

I pastrehu në Prizren, vdiq për shkak të acarit

Një person që dyshohet se ka qenë i pastrehë dhe me aftësi të kufizuara mendore ka gjetur vdekjen si pasojë e acarit, përkatësisht hipotermisë në afërsi të fshatit Landovicë të Prizrenit.


Rasti sipas Policisë së Kosovës është evidentuar të hënën rreth orës 3 të mëngjesit. “Në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-shqiptar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas informatave, për të ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë person i pastrehë dhe me aftësi të kufizuara mendore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se një patrullë e policisë të hënën në mëngjes ka hasur trupin e pajetë të personit me inicialet A.O. afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. “Policia ka njoftuar ekipin e emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në spital pa shenje jete. Dyshohet se ai ka vdekur nga hipotermia”, ka thënë Berisha, duke shtuar se sipas informatave që kanë marrë zyrtarët policorë dyshohet se bëhet fjalë për një person me aftësi të kufizuara mendore që ka qenë pa strehë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë