Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi gjatë një interviste ka zbuluar se kishte qenë personi i parë nga skuadra që kishte kuptuar se Kylian Mbappe do të qëndroj në PSG, megjithatë thotë se kishte pranuar edhe mesazhe që e kanë quajtur atë ‘bastard’, transmeton Gazeta Metro.
Mbappe dhe Hakimi kanë marrëdhënie të shkëlqyer, ata shpesh herë janë parë së bashku gjatë seancave stërvitore duke kaluar kohën së bashku, ndërsa nuk kanë qenë të pakta edhe takimet e tyre në restorante të ndryshme.
Në një intervistë për emisionin televiziv spanjoll ‘La Resistencia’ mbrojtësi maroken tha se para se të nënshkruante marrëveshjen e re me PSG’në, Kylian Mbappe shumë persona e kishin pyetur se çfarë do të bëjë, kurse kur francezi vendosi të qëndroj morri fjalë ofenduese.
”Shokët e skuadrës e mësuan për vendimin e tij në fushë. Unë, pasi jam mik me të, mirë disa ditë më parë. E vërteta është se unë kam marrë mesazhe nga njerëz që nuk më kishin shkruar për një kohë të gjatë. Ata më thanë: ”Çfarë do të bëjë shoku juaj?” dhe kur ai qëndroi, ata më thanë: ”Ti je bastard”, tha Hakimi.
Mbappe kishte qenë shumë i lidhur për një kalim të mundshëm të tij në ‘Santiago Bernabeu’, por në fund kishte vendosur të zgjas kontratën e tij me skuadrën e drejtuar nga Mauricio Pochettino edhe për tre vite të tjera. /gazetametro.net