KMDLNj e ka quajtur të papranueshëm propozimin që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të marrë pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit.
Në një reagim për media thuhet se KMDLNj e ka akuzuar Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve gjatë luftës si dhe vrasjen e 10 shqiptarëve, pas përfundimit të luftës.
Për ta sqaruar opinionin për rolin e Oliver Ivanoviqit me këto krime KMDLNj ofron këto dëshmi që i ka dorëzuar në prokurori të UNMIK –ut dhe EULEX-it.
KMDLNJ përkujton se më 14.04.1999, Ivanoviq , i uniformuar si polic rezervistë dhe me përgjegjësi komanduese në Rrugën e Kovaqëve ka urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë. Më 16.04.1999 po në të njëjtën cilësi dhe përgjegjësi, tek Ura e Gjakut ka urdhëruar vrasjen e 8 shqiptarëve.
Më 3 dhe 4.02.2000, eskadronet vrastare paramilitare dhe policore serbe të udhëhequra nga Rojat e Urës ku Oliver Ivanoviq ka qenë figura qendrore kanë vrarë 10 civilë shqiptarë dhe me dhunë kanë shpërngulur 1564 familje , me 11.364 anëtarë, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë shqiptarë por ka pasur edhe pjesëtarë të pakicës boshnjake dhe turke, thuhet më tej në reagim.
Para se të ekzekutohej Oliver Ivanoviq ka qenë i sulmuar 3 herë nga persona të panjohur e që nuk janë zbuluar kurrë.
Herën e parë i është vënë flaka veturës së Oliver Ivanoviqit.
Herën e dytë është sulmuar me bombë duke e hedhur në oborrin e shtëpisë kurse,
Herën e tretë është gjuajtur me armë zjarri.
Pas denoncimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë për krime lufte të Oliver Ivanoviqit, me 23.04.2013, koordinatori i Q. R të KMDLNj –së në Mitrovicë, z. Halit Barani është ftuar në EULEX dhe ka dhënë deklaratë dhe ka ofruar prova pas së cilës është arrestuar Oliver Ivanoviq i cili , pastaj, nga Gjykata Themelore u dënua me 9 vite burg dhe pas një presioni të madh të Serbisë dhe mbase me ndonjë marrëveshje politike rasti u kthye në rishqyrtim , me vendim të Gjykatës së Apelit.
Pas ekzekutimit të Oliver Ivanoviqit u përhap një dezinformatë se vetura e tipit Opel Astra është gjetur e djegur në Lagjen e Boshnjakëve, e banuar me shqiptarë kurse, në të vërtetë, vetura u gjet në Lagjen 7 Shtator që shpie në drejtim të Zveçanit. /gazetametro.net
http://gazetametro.org/live-media-serbe-gjysma-e-serbise-prezente-ne-varrimin-e-ivanovicit/