Loading…

I pafat: Astrit Selmani s’mund të luaj sot kundër Maltës

  • 04/06/2021 | 15:30

I pafat: Astrit Selmani s’mund të luaj sot kundër Maltës

Me rekomandim të stafit mjekësor të ekipit Kombëtar, futbollisti i Hammarby IF, Astrit Selmani, nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme miqësore kundër Maltës.


Përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje, ky i fundit pas ekzaminimeve mjekësore dhe rekomandimit të stafit mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë me aktivizimin e tij, në mënyrë që ai ta kalojë sa më shpejtë këtë lëndim të lehtë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Ndërkohë FFK-ja njofton se pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për miqësoren e sotme.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës luhet sot në Klagenfurt të Austrisë nga ora 18:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë