Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba para pak minutash ka treguar se shtëpia e tij mbrëmë është thyer nga hajdutët gjatë ndeshjes kur ai po luante kundër Atletico Madrid, transmeton Gazeta Metro.
Paul Pogba përmes një postimi të tij në Twitter ka treguar se mbrëmë shtëpia e tij u thye nga hajdutët, përderisa fëmijët e tij gjendeshin në shtëpi.
Ai ndër të tjera tha: ”Hajdutët ishin brenda në shtëpi për më pak se pesë minuta, por në atë periudhë kohore ata morën diçka më të çmuar se çdo gjë që kemi në shtëpinë tonë: ndjenjën tonë të sigurisë.”
Ai ka deklaruar që së bashku me gruan e tij kanë vrapuar për në shtëpi duke mos ditur nëse fëmijët e tyre janë në gjendje të mirë dhe se nuk ka ndjenjë më të keqe sesa të mos jesh në gjendje t’i mbrosh fëmijët e tu.
Kujtojmë që dje Manchester United humbi me rezultat 0-1 ndaj Atletico Madrid duke u eliminuar kështu nga Uefa Champions League.
Më poshtë gjeni edhe postimin e tij të plotë. /gazetametro.net
— Paul Pogba (@paulpogba) March 16, 2022