Loading…

I ndalën fëmijët nga shkolla se mësimdhënësit festuan me alkool

  • 01/12/2016 | 20:44

I ndalën fëmijët nga shkolla se mësimdhënësit festuan me alkool

Mësimdhënësit e shkollës fillore “Edith Durham”, në festën e 28 Nëntorit, zgjodhën të argëtohen pak më shumë.

Ata në vend të restorantit zgjodhën një klasë të shkollës në Delloc të Suharekës, në këtë aheng nuk kanë munguar as pijet alkoolike.

Prindërit e nxënësve që vijojnë mësimet në këtë shkollë janë irrituar me këtë veprim dhe në shenjë revolte ata i kanë ndalë fëmijët të shkojnë në mësim.

Madje përfaqësuesi i fshatit thotë se nuk është hera e parë që në shkollë përdoret alkooli, pasi sipas tij, edhe më herët ka ndodhur një gjë e tillë.

Ai thotë se është kërcënuar nga drejtori i shkollës, pasi ka ngritur këtë shqetësim, sipas tij drejtori i kësaj shkolle dhe mësimdhënësit nuk e shohin si problem këtë aheng me pije alkoolike.

Thonë se meqë mësimi nuk është humbur, prindërit nuk kanë arsye të ankohen.

Drejtoria e arsimit në Komunën e Suharekës nuk e ka ndërmend të marrë masa lidhur me këtë çështje.

Sipas drejtorit, festimi i një dite siç është 28 Nëntori duhet të shoqërohet me pije alkoolike. Kjo paralele e shkollës ka 22 nxënës, të cilët punojnë në klasë të kombinuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë