Loading…

I moshuari përballet me ushtarët rusë: Çfarë po kërkoni këtu, turp për juve

  • 26/02/2022 | 14:23

I moshuari përballet me ushtarët rusë: Çfarë po kërkoni këtu, turp për juve

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një burrë i moshuar duke u përballur verbalisht me ushtarët rusë në Melitopol të Ukrainës. Ky është rajoni Zaporozhye në Ukrainën veriore.


Videoja është publikuar nga gazetari turk Ragip Soylu ndërsa gazetarët e së përditshmes britanike theguardian kanë vlerësuar se pamjet janë autentike.

Ndër të tjera, burri thotë se është rus dhe pyet ushtarët rusë se çfarë po kërkojnë në Ukrainë.

“Rusët që po sulmojnë Ukrainën janë m… Çfarë po kërkoni këtu? Ne kemi jetën tonë, ju keni tuajën. Unë jam rus dhe jetoj në këtë vend. Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi e tonën. Turp të keni”, tha ai.

Ndërkohë, dita e tretë e sulmit rus ndaj Ukrainës është duke u zhvilluar dhe luftime ka edhe në kryeqytetin Kiev.

Perëndimi po e ndihmon financiarisht dhe ushtarakisht Ukrainën, por nuk ka ndërmend të angazhojë trupat në këtë vend. Ka edhe sanksione të ashpra kundër Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në evakuimin nga Ukraina dhe ka thënë se nuk ka nevojë për transport, por për armë. Ai garanton se do të qëndrojë në vend.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 120 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe mund të ketë edhe katër milionë të tjerë. Deri më tani, 198 ukrainas janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë