Loading…

I moshuar nga Medvegja që preku të gjithë: Sot e mora pensionin, po i jap 10 Euro

  • 28/11/2019 | 10:35

I moshuar nga Medvegja që preku të gjithë: Sot e mora pensionin, po i jap 10 Euro

Një i moshuar nga Medvegja i ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës me solidarizimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të rëndë, shkruan Gazeta Metro.


Ai kishte dalur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ pasi kishte marrë pensionin dhe i kishte dhuruar 10 euro si ndihmë për Shqipërinë.

“Sot e mora pensionin, po i jap 10 Euro”, ka thënë ai për gazetarin e KTV’së.

Ai tha se këtë po e bën për t’i ndihmuar vëllezërit shqiptarë atje dhe dikur kishte qenë si refugjatë 3 muaj në Shqipëri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë