Një vajzë e mitur nga Fushë Kosova ka rënë pre e përdorimit të fotografive të saj nëpër rrjetet sociale, pa dëshirën e saj, transmeton Gazeta Metro.
Ajo ka raportuar Policinë se një djalë, gjithashtu nën moshën 18 vjeçare, ka publikuar fotografitë e viktimës në rrjetet sociale, pa dëshirën e saj.
Policia ka bërë të ditur se janë marrë me rastin, ku me vendim të prokurorit, pas intervistimeve të të dy personave, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. “Peja”, Fushë Kosovë Nëntor 2019 – NN. Viktima femër kosovare (e mitur) ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), në rrjete sociale ka publikuar një foto të saj pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net