Loading…

I mbyllur për 14 muaj: Turku rezulton pozitiv 78 herë radhazi

  • 15/02/2022 | 16:14

I mbyllur për 14 muaj: Turku rezulton pozitiv 78 herë radhazi

Një burrë turk, Muzaffer Kayasan,  ka zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv me COVID për 78 ditë me radhë  dhe nuk ka dalë nga shtëpia e tij për 14 muaj, transmeton Gazeta Metro.


Muzaffer Kayasan doli për herë të parë pozitiv për koronavirus në nëntor të 2020’ës dhe nuk duket se e ka kaluar virusin edhe pas një viti e gjysmë .

Pavarësisht se vuante edhe nga leukemia, 56 vjeçi tha se nuk kishte simptoma të rënda me virusin dhe u lirua nga spitali menjëherë pas infektimit.

Që prej se është prekur nga virusi, ai ka kaluar nëntë muaj në spital dhe pesë muaj të tjerë në shtëpinë e tij në Stamboll, shkruan New York Post.

Kaysan tha: “Është shumë e vështirë. Unë as nuk mund të vaksinohem për shkak të gjendjes sime.”

Ekspertët në laboratorin e Institutit Ëhitehead zbuluan se sekuencat gjenetike nga koronavirusi mund të integrohen në qelizat pritëse (te njeriu) në një proces që njihet si transkriptim i kundërt. Kjo do të thotë se ka ende virus në sistem i cili mund të vazhdojë të kapet nga testet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë