Loading…

I madh e i vogël paraqiten vullnetarë për të luftuar fashistët rusë, ukrainasit i përgjigjen presidentit Zelensky

  • 24/02/2022 | 20:53

I madh e i vogël paraqiten vullnetarë për të luftuar fashistët rusë, ukrainasit i përgjigjen presidentit Zelensky

Me të filluar lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky njoftoi të gjithë qytetarët e vet se mund të armatosen nëse janë të gatshëm të luftojnë, transmeton Gazeta Metro.


Ukraina do të luftojë për çdo pëllëmbë të tokës së vet kundër pushtuesve rusë, kjo dëshmohet edhe me faktin se tash e sa javë vullnetarët janë paraqitur në shtabet ushtarake për t’u stërvitur pasi u lajmërua një sulm rus.

Dje, presidenti Zelensky thirri edhe rezervistët rusë që të aktivizohen në ushtri pas paralajmërimeve për fillimin e luftës, ndërsa sot shpalli ligjin ushtarak dhe vendosi ushtrinë në vijën e parë të frontit për të luftuar okupatorin rus.

Mijëra qytetarë kanë vendosur që të mos ikin nga atdheu por të luftojnë me çka kanë për të zbrapsur pushtuesit e njëriut djallëzor, Vladimir Putin.

Ukrainasit po luftojnë në tërë vendin dhe kanë njoftuar për dëme të mëdha që i kanë shkaktuar armatës ruse, ndërsa Perëndimi ka premtuar se do t’i ndihmojë Ukrainës me mjete financiare e me armë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë